
Paris Saint Germain fitoi dje në transfertë me rezultain 1-3 ndaj Montpelier. Ekipi I drejtuar nga Thomas Tuchel nuk i la asgjë rastësisë, teksa siguroi tri pikët e radhës. Kur gjithçka dukej e qetë, ka menduar ylli Kilian Mbappe që të prishë "ujërat" te kryeqytetasit.
Ka qenë minuta e fundit kur trajneri vendos të zëvendësojë kampionin e Botës, me këtë të fundit që nuk e ka pritur si duhet këtë vendim. I zhgënjyer dhe me një mesazh nën dhëmbë, Mbappe është shoqëruar drejt stolit nga vetë Tuchel, si shënjë "ndjese" për zëvendësimin. Gjermani I stolit duhet të menaxhojë edhe këto situata, pasi me Mbappe, Cavani, Neymar, Icardi dhe Di Maria, sulmi I PSG është I frikshëm.
Poll