VIDEO/ Në formë fantastike këtë sezon, Erzeni krenohet me Ilirid ADEMIN: I pandalshëm
Shkruar nga NEWSPORT
Ilirid Ademi po kalon një sezon shumë të mirë me Erzenin teksa është kthyer në titullar absolut dhe prezenca e tij në fushën e lojës ndihet shumë. Erdhi në merkaton e verës si lojtar i lirë nga Egnatia dhe menjëherë ka lënë gjurmë që në ndeshjet e para me shpejtësinë dinamike që e karakterizon.
Pozitën natyrale e ka si sulmues krahu por për trajneri Kapllani e ka përdorur shpesh edhe si mesfushor i krahut në formacionin 3-5-1-1. 28-vjeçari në 20 ndeshje këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asiste.
Klubi Erzenit në rrjete sociale ka ndarë një video të tijën në ndeshjen ndaj Egnatias të fituar 2-1 me mbishkrimin: I pandalshëm. Ademi tregon klasin e tij teksa merr topin në gjysmëfushën e shijakasve dhe vrapon si rrufe mes kundërshtarëve për të shkuar më pas në zonën e Egnatias ku për fat të keq nuk përfundoi me gol.