
Real Madrid-Villearreal 2-3 (Pau Torres 16' a.g., Vinicius 48', / Chukwueze 39', 83' Morales 71')
Villarreal ka befasuar Real Madridin sot në “Bernabeu”. Ata e mundën ekipin e Ancelottit me rezultatin 2-3. Sfida ishte spektakolare sepse ekipi i Villarreal përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Pau Torres shënoi i pari por në portën e vet duke i dhënë avantazhin ekipit të Realit. Chukwueze barazoi shifrat në 1-1 dhe pjesa e parë u mbyll në baraspeshë.
Në pjesën e dytë ishte Vinicius ai që shënoi një supergol duke kaluar përpara sërish ekipin e “Los Blancos”. Por më pas gjithçka ndryshoi. Morales barazoi sërish në 2-2 në minutën e 70’.
13 minuta më vonë Chukwueze shënoi sërish një supergol nga distanca duke kthyer rezultatin dhe duke i dhënë fitoren Villarreal.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vasquez; Rudiger; Alaba; Fernandez; Asensio; Tchouameni; Ceballos; Rodrygo; Vinicius; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti
Villarreal (4-3-3): Reina; Foyth; Mandi; Torres; Pedraza; Terrats; Parejo; Lo Celso; Chukwueze; Pino; Baena. Trajner: Quique Setien