
FT Vllaznia 0 - 0 Teuta
Është mbyllur ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës 0-0. Ndeshja e "Loro Boriçit" vlente për javën e 31 të Superligës, ndërsa vendasit kanë pasur dy raste të mira me Imerin. Barazimi mes tyre i vlen Partizanit, që me fitoren ndaj Apolonisë merr kreun e renditjes.
Ndeshja ka nisur mirë për Vllazninë që ka shansin e artë me Imerin në minutën e katërt. Fantazisti gaboi nga më pak se 10 metra, duke bërë që Brdaric të tërbohej në stol. Pjesa e parë është mbizotëruar nga frika, nëse në të dytën vendasit kanë marrë inisiativën pa ia dalë të gjejnë rrjetën. Vllaznia qëndron në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Teuta në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Partizani kryesues.
Kategoria Superiore, java 31 - 18:00
Stadiumi: Loro Boriçi, Shkodër
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Da Silva, Dilaver Trajner: Thomas Brdariç
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 0-0 sfida.
90+2' Isaevski dhe Krymi marrin kartona të verdhë.
90' Katër minuta shtesë.
84' Bregu i bën vend Grudës te miqtë, Cisse hyn te vendasit në vend të Da Silva.
82' Da Silva e shfrenon fantazinë nga 25 metra, topi del jashtë.
68' Gurishta ndërhyn keq ndaj Lorenco Vilës, lojtari i Vllaznisë përfundon në pistë. Karton i verdhë për kapitenin shkodran.
66' Kruja dhe Jonuzi marrin vendin e Imerit dhe Dilaver.
62' Avdyli i lë vendin Karabecit te Teuta.
57' Imeri gabon sërish nga pranë zonës, driblim "dehës" nga Da Silva.
53' Jackson te Teuta gjuan nga 25 metra, topi del jashtë pa probleme për Zogovic.
52' Bregu tenton nga goditja e dënimit, topi devijohet në këndore.
46' Fillon pjesa e dytë. Asnjë zëvendësim.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1' Frashëri del nga porta në aventurë, gafa e gardianit për pak i kushton Teutës. Vllaznia godet shtyllën në limitet e së parës me Hoxhaj.
45' Një minutë shtesë.
40' Gurishta provon nga 20 metra, topi del jashtë portës së Frashërit.
35' Lojë e fortë në mesfushë, dëmtohen Gurishta dhe Krasniqi. Lojtarët vijojnë lojën.
7' Renato Arapi lë shiritin dhe fushën, në vend të tij Kouros.
5' Imeri fal Teutën. Asisti i Markut nuk shfrytëzohet nga fantazisti, me një penallti në lëvizje që del jashtë.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.