Kastrioti – Skënderbeu 0-2
NDESHJA: Skënderbeu merr një fitore të artë 0-2 në transfertë ndaj Kastriotit. Një ndeshje e çmendur që ka prodhuar gjithçka, dy gola, kartoni i kuq dhe penallti, por në fund ishin korçarët që dolën me 3 pikë nga kjo ndeshje. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë fitues, por Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Prodani mori dy kartona të verdhë për 5 minuta. Në minutat e fundit edhe Çela rrezikoi për të marrë karton të kuq, por gjyqtari Jorgji e fali duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë. Në pjesën e dytë, Skënderbeu shënoi gol me Jean Vicktor pas një gafe të Nezirit. Minutat e fundit ishin dramatike pasi Kastrioti tentoi shumë herë për të barazuar, por u ndal nga Rexhepi. Në minutate fundit shtesë, korçarët fituan penallti, por Meksi u ndal nga Hidi, ndërsa dy minuta më vonë Vangjeli e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-të me 31 pikë dhe futet në valle për mbijetesë.
KATEGORIA SUPERIORE/ Java e 31
Gjyqtar: Enea Jorgji
Formacionet:
Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okubugu, Bardhi, Prodani, Daci Trajner: Ramazan Ndreu
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Sadriu,Bajrami, Vitia, Dumfur, Taipi, Mara, Zhan Viktor, Vangjeli, Mensah Trajner: Migen Memelli
Minutë pas minute:
90+6′ Mbyllet ndeshja, Skënderbeu fiton 0-2 dhe merr një fitore të artë.
94′ GOL!!! Kundërsulm i korçarëve, Mensah ndalet nga Hidi, por përfiton Vangjeli që mposht portierin e Kastriotit.
93′ E pabesueshme ç’ndodh në Kamëz, Skënderbeu fiton penallti, gjuan Meksi nga 11-metra, por ndalet nga Hidi.
89′ Jean Viktor gjuan brenda zonës, grushton Hidi duke mbajtur Kastriotin ende në lojë.
84′ Kundësulm i Kastriotit, Mensah dhe Rrapaj nuk shënojnë.
67′ GOL! Zhbllokohet ndeshja, Neziri gabon duke mos larguar topin, përfiton Jean Vicktor dhe mposht Hidin. Neziri dëmtohet keq në krah dhe largohet nga fusha.
59′ Me fat Skënderbeu, Bardhi ndalet nga shtylla.
46′ Nis pjesa e dytë, Skënderbeu pranë golit.
45+2′ Kastrioti i afrohet golit, Rexhepi bën mrekullinë, mbyllet pjesa e parë pa gola.
45′ Momente tensioni, Çela godet me kokë Sadriun, gjyqtari i ndëshkon me kartona të verdhë.
43′ Prodani godet me grushtë Vangjelin, Jorgji i nxjerr kartonin e verdhë që është i dyti, Kastrioti me 10 lojtarë.
38″ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë.
26′ Sërish Kastrioti, Prodani dhe Çela testojnë Rexhepin.
19′ Shansi i artë për Kastriotin, Okubugu gjuan keq.
1- Nis ndeshja.