
Myrto Uzuni është bërë protagonist absolut në ndeshjen që po luhet momentalisht mes Granadas dhe Andorra FC në La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të shënojë dy gola brenda 3 minutave, më saktësisht në minutën e 10’ dhe 13’, me dy asist të futbollistit të njohur, Jose Callejon.
Ky dygolësh e çon kuotën e realizimeve në plot 14 gola duke e bërë sulmuesin shqiptar më të mirin në La Liga. Një formë e jashtëzakonshme nga Uzuni, për të cilin interesimet janë të shumta ndërsa me interes e sheh edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i cili pritet t’i japë “çelësat” e sulmit 27-vjecarit.
Poll