Myrto Uzuni ka arritur të shënojë sot për llogari të Granadas në miqësoren kundër Real Madridit B. Sulmuesi shqiptar po stërvitet intensivisht me ekipin spanjoll për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik. Beratasi ka shënuar në minutën e nëntë të takimit, gol që i ka dhënë fitoren ekipit të tij.
Në sezonin e ri, Granada do të jetë pjesë e La Liga 2, ku do të japë kontributin e vet edhe sulmuesi i përfaqësueses sonë. Goli i shënuar ndaj madrilenëve është plotësisht meritë e tij. Beratasi merr topin në mesfushë, depërton në zonë, kombinon me shokun e skuadrës ku ky i fundit i kthen sferën sërish e përballë portierit kundërshtar çon topin në rrjetë.
Granada CF RM Castilla
— Juanito (@JuanitoCruz11) July 27, 2022
▪︎ Myrto Uzuni 🇦🇱 | ( )
▪︎ # pic.twitter.com/cjVkz1QXaD