Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Myrto UZUNI merr “zvarrë” madrilenët, sulmuesi i Kombëtares i jep fitoren Granadas kundër Realit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Myrto UZUNI merr “zvarrë” madrilenët, sulmuesi i

Myrto Uzuni ka arritur të shënojë sot për llogari të Granadas në miqësoren kundër Real Madridit B. Sulmuesi shqiptar po stërvitet intensivisht me ekipin spanjoll për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik. Beratasi ka shënuar në minutën e nëntë të takimit, gol që i ka dhënë fitoren ekipit të tij.

Në sezonin e ri, Granada do të jetë pjesë e La Liga 2, ku do të japë kontributin e vet edhe sulmuesi i përfaqësueses sonë. Goli i shënuar ndaj madrilenëve është plotësisht meritë e tij. Beratasi merr topin në mesfushë, depërton në zonë, kombinon me shokun e skuadrës ku ky i fundit i kthen sferën sërish e përballë portierit kundërshtar çon topin në rrjetë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga