
Mallorca ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Alaves, në javën e 33-të të kampionatit spanjolle. Për klubin e Mallorcas aktivizohet sulmuesi Vedat Muriqi që u afrua në merkaton e janarit.
Muriqi ka arritur të tundë rrjetën sot në minutën e 49’ të pjesës së parë, duke u bërë protagonist kështu në fitoren e arritur. Më herët për klubin vendas shënoi Prats në minutën e 11. Ndërsa Alaves ngushtoi shifrat me autogol në minutën e 73’.
Muriqi ka qenë pjesë e pesë golave të Mallorcas në vitin 2022 për 12 ndeshje, duke bërë më mirë se çdo shok i ekipit. Katër prej tyre kanë qenë gola, ndërsa një është asist i dhënë.
Goli i Vedat Muriqit
Poll