
Kualifikimi i Argjentinës ndaj Hollandës, u pasua me shumë ngjarje pas vërshëllimes finale. Messi u shfaq shumë i irrituar në një intervistë teksa ofendonte sulmuesin Weghorst, ndërkohë që gazetari mundohej ta qetësonte.
Aspërshia e fjalëve i ngjante një debati ku mungan vetëm grushtet, shprehej gazetari Esteban Edul i cili po intervistonte yllin argjentinas. Disa pamje të reja janë publikuar ditën e sotme ku shihej Aguero sëbashku me Martinez, të cilët qetësuan gjakrat.
Messi gjatë intervistët iu drejtua Wegorst me fjalët: “Largohu, ku po shkon budalla, vazhdo largohu budalla”. Në fundin e ndeshjes ishte një kaos i vërtetë pasi të gjithë po ziheshin me njëri tjetrin në dhomat e zhveshjes, tregonte gazetari Edul.
VIDEO: