Messi arriti të zhvendosej për në fazën e gjysëmfinaleve duke eleminuar Hollandën vetëm pas goditjeve të penalltive. Ndeshja ka pasur shumë tension dhe nuk kanë munguar episodet e çuditshme ku një tifoz është future në fushë.
Messi ka shfaqur një irritim të madh ndaj arbitrti Lahoz, për vendimet e tij. Një e gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë me yllin argjentinas. Nervozizmi i tij ka vijuar jashtë fushës, ku në një video shihet teksa i bërtet dikujt duke u drejtuar: “Largohu, ku po shkon budalla, vazhdo largohu budalla”.
VIDEO:
Leo Messi: “Who are you looking at? Go ahead you stupid.”pic.twitter.com/C8S1mpElwv
— All About Argentina (@AlbicelesteTalk) December 9, 2022