Arbnor Muçolli vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm tek suedezët e Goteborg. Këta të fundit luajtën mesditën e sotme ndeshjen përballë Djurgarden.
Kjo ishte një sfidë e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit suedez, teksa dhe në këtë ndeshje ishte mesfushori i Kombëtares që u shfaq protagonist. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të ekipit të shqiptarit, por ishin miqt e Djurgarden që shënuan të parët.
Për barazimin mendoi pikërisht Muçolli që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 77-të. Vetëm 9 minuta më vonë Goteborg përmbysi me Berg.
Gjatë festimit të golit, mesfushori shqiptar u shty dhe u godit me shqelma në shenjë gëzimi nga shokët e ekipit.
Poll