
Hysen Memolla ka debutuar me gol në kampionatin finlandez të futbollit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut me ekipin e tij të ri, KPV Kokkola, teksa shënoi golin e parë në fitoren 2-1 që morën ndaj HJK Helsink.
Lojtari i linjës së majtë u fut bukur në zonë dhe pasi mori një top nga pas mposhti portierin kundërshtarë. Një gol me të vërtetë i bukur nga ish-lojtari i Veronës, Koper, Hajduk Split dhe Salernitana, i cili shpreson që të rikthehet sërish me fanellën e kombëtares kuqezi, duke nisur që nga takimet e shtatorit.
Ndërkohë, në këtë takim kishte minuta edhe për ish-mesfushorin e Teutës dhe Besëlidhjes, Sekou Camara, që luajti për 55 minuta, por nuk arriti që të bëj diferencën te Helsinku.