
Dinamo sot gjendet në Kategorinë e Parë, mes problemeve të shumta dhe dëshirës së madhe të tifozëve për t’u ringritur sërish në majat e futbollit. Mëngjesin e sotëm Blutë e kryeqytetit e kanë nisur me një gol të Daniel Xhafaj në derbin me Tiranën gjatë sezonit 2001-2002. Ishte ndeshja më e rëndësishme e aitj sezoni, 3 javë nga fundi I kampionatit dhe Dinamo kryesonte renditjen me një pikë më shumë sesa Tirana.
Daniel Xhafaj një nga sulmuesit më të mirë në Kategorinë Superiore shokonte bardheblutë, teksa me një gol poshtë këmbëve të portierit Emanuel Egbo kalonte në avantazh Dinamon 1-2. Sfida në fund përfundoi barazim me rezultatin 2-2, por kjo ishte si një fitore për blutë. Pasi me fitoren e 2 sfidave të rradhës arritën të kurorëzoheshin Kampion të Shqipërisë për të 16-tën herë. Një video dhe një gol që sjellin mijëra kujtime për tifozët Blu të kryeqytetit.