Luzia Gega ka mbyllur në vendin e 13 garën në 3000 metra me pengesa. Në finalen e Olimpiadës së Tokios, atletja shqiptare e ka mbyllur në vendin e tretë nga fundi nga 15 atlete pjesëmarrëse. Vendi i parë dhe medalja e artë shkon për Ugandën (P. Chemutai), me kohën 09:01.45. Gega e mbylli me kohën 09:34:10, 11 sekonda më shumë se pak ditë më parë kur u kualifikua në finale.
Pak ditë më parë, Gega siguroi vendin e pestë në garën e baterisë së saj, duke fituar automatikisht vendin në finalen me 15 sportiste. Koha e sportistes shqiptare ishte 9:23:85.
Paraqitja e Luiza Gegës është historike për Shqipërinë, që mori kështu pjesë për të parën herë në finalet e atletikës në një Olimpiadë dhe renditet e 13 në botë.
Renditja e plotë:
