Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Luftë” për një pikë, Tunizia ndal Danimarkën në barazim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Luftë” për një pikë, Tunizia ndal

Danimarka-Tunizia 0-0

Botërori Katar 2022, Grupi D

 

Formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Delaney, Dolberg, Eriksen, Hojbjerg, Kjaer, Kristensenm, Maehle, Olsen. Trajner: K Hjulmand

Tunizia: Dahmen, Abdi, Bronn, Drager, Jebali, Laidouni, Meriah, Msakni, Skhiri, Slimane, Talbi. Trajner: J Kadri

 

Ndeshja:  Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Danimarkës dhe Tunizisë. Një sfidë që rezultoi të ishte e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat nuk ia dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës. Nga një gol i anuluar për secilën skuadër, dhe raste të pastra për të shënuar, por në fund ndahen pikët.

Eriksen provoi në disa raste të ndëshkonte Tunizinë, por nuk ia doli dot të gjente golin, ndërsa nga krahu tjetër Jebali do të ishte një rrezik konstant për danezët.

Pas 90’ të dy ekipet marrin nga 1 pikë në grupin D, ku ndodhen edhe Franca me Australinë.

 

Minutë pas minute:

90+5'- Mbyllet në barazim 0-0.

90+3'- VAR-i thërret gjyqtarin kryesor per prekje të topit me dorë nga lojtarët e Tunizisë, por për kryesorin nuk ka penallti.

90+2'- Dahmen bën shpëtimtarin e Tunizisë, duke i mohuar golin Danimarkës.

90'- Gjyqtari jep 5 minuta shtesë, me Danimarkën që kërkon  të gjejë golin e fitores.

81'- Danimarka provon, por nuk arrin të gjejë golin.

71'-E Pabesueshme çfarë humbet Danimarka gjen portën, Tunizia me "fat".

69'- Eriksen niset drejt zonës kundërshtare dhe gjuan por topi ndalet nga Dahmen.

60'- Goditje në afërsi të zonës për Danimarkën, me Erikesen që gjuan drejt zonës por nuk shfrytëzohet nga lojtarët e tjerë.

55'- Danimarka gjen portën ,por gjyatqri anulon golin për pozicion të parregullt të Olsen.

53'- Aksione të njëpasnjëshme nga Tunizia.

50'- Albi nis një top të bukur për Jebali  nga mesi i fushës, por ky i fundit e humbet atë në afërsi të zonës daneze.

46'- Nis pjesa e dytë. Danimarka kërkon golin.

45+3'- Goditje dënimi për Eriksen, i cili gjuan drejt zonës, por topi largohet nga mbrojtësit e Tunizisë

45+4'- Mbyllet pjesa e parë mes Danimarkës dhe Tunizisë me porta të paprekura. 0-0.

45'- Gjyqtari jep 4 minuta shtesë.

43'- E Pabesueshme! Jebali i shkon shumë afër golit na Katar, por devijimi i Schmeichel shpëton portën.

33'- Hojbjerg gjuan fort drejt zonës por topi përfundon në duart e portierit Dahmen.

30'- Tjetë krosim nga Eriksen në zonë, por Tunizia ndal gjithçka.

23'- Tunizia niset në një sulm të shpejtë, me Jebali që gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen, pasi anulohet për pozicion jashtë Loje.

20'- Goditje dënimi për Danimarkën, Eriksen krozon në zonë, por mbrotja e Tunizisë largon topin.

15'- Provon Danimarka të rrezikojë me Kristensen, por topi del jashtë.

11'- Tunizia provon nga koditja e këndit, me Msakni që godet me kokë, por topi shkon shumë afër portës.

4'- Tunizia shfaqet rrezikshëm. Jebali tremb danezët.

1'- Luhet topi i parë nga lojtarët danez. Danimarka kërkon fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga