Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ LUFTË mes Teutës dhe Vllaznisë, VAR-i “asist” Partizanit dhe Tiranës para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ LUFTË mes Teutës dhe Vllaznisë, VAR-i “asist”

TEUTA - VLLAZNIA 1-1 (Kallaku 30'/ Mala 14')

Abissnet Superiore, java e 24-të

Ndeshja: Është mbyllut në barazim 1-1 dueli mes Teutës dhe Vllaznisë. Në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” gjithçka do të ndodhte, teksa skuadrat pas 90-minutave ndajnë kështu nga një pikë.

Skuadra e Mirel Josës do ta niste vrullshë këtë përballje, teksa Mala do të shënonte golin e parë të sifdës në minutën e 14-të. Kuqeblutë kështu marrin edhe avantazhin, i cili për fatin e tyre të keq nuk zgjat shumë, pasi në të 30-tën Kallaku do të vendoste baraspeshën.

Pjesa e parë do të mbyllej 1-1, ndërsa fraksioni i dytë do të ishte përsëri i luftuar. Në minutat e para të pjesës së dytë miqtë do të gjendeshin në vështirësi nga rastet e njëpasnjëshme të durrsakëve, por këto të fundit nuk shfrytëzojnë dot mundësitë e krijuara.

Si për të konfimuar fatin kundër tyre ishte edhe episodi i minutës së 66-të kur Hamiti akordon penallti për vendasit për prekje të topit në zonë nga Gurishta. Loja ndërpritet pas kontestimeve të shkodranëve dhe pas konfirmimit të VAR-it, anulohet penalltia për durrsakët.

Deri në fund kjo sfidë do të ishte e luftuar, por do të mungonin golat e tjerë për shkak edhe të pritjeve të portierë, të cilët në këtë takim herë pas herë morën edhe rolin e shpëtimtarëve.

Një barazim që nuk kënaq asnjërën prej skuadrave. Vllaznia renditet e 4-të me 36 pikë, ndërsa Teuta në ndodhet në vendin e 6-të me 32 pikë.

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Marku, Kuro, Jazxhi, Kotobelli, Gjinollari, Karabeci, Beqja, E.Vila, Kallaku, L.Vila. Trajner: Edi Martini

Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Mala, Balaj, Çoba. Trajner: Mirel Josa

Komenti minutë pas minute:

90+6'- Mbyllet 1-1 sfida ne Durres. Teuta dhe Vllaznia ndajne piket.

90'- Gjyqtari jep 6 minuta shtese.

86’-Mala nis një gjuajtje-kros në zonë, por pret pa problem Qirko.

84’-Mundësi e artë për Teutën për të kaluar në avantazh, por gjuajtja e Emiliano Vilës përfundon jashtë

80'- Shkodranet jane me kerkues ne keto minuta, por lojtaret kuqeblu nuk kane rrezikshmerine e duhur.

75- Vllaznia i afrohet golit të avantazhit, por goditja me kokë e Hoxhajt përfundon ngjitur me shtyllën

68'- Pas konsultimit me VAR, Hamiti ben prapaktheu.

66'- Penallti per Teuten. Gurishta kap topin me dore ne zone.

63'- Alivoda i flirton me golin. Qirko ben shpetimtarin e Teutes.

52'- Rremuje ne zonen e Vllaznise, E.Vila dhe Beqja nuk e shtyjne dot topin drejt rrejtes.

48'- Kroson L.Vila, por topi i goditur nga Jazxhi shkon siper portes.

46'- Nis pjesa e dyte ne Durres.

45+2'- Mbyllen 45 minutat e para. Teuta-Vllaznia 1-1.

45'- Zogovic ndal nje tjeter rast te rrezikshem.

43'- Lorenc Vila i shkon afer golit, ne fillim Zogovic dhe me pas traversa i prishin festen lojtarit te Teutes.

34'- Zogovin ka veshur dorezat e shpetimtarit. Portieri ben disa pritje fantastike ne  keto minuta.

30'- Kallaku eshte fantastik. Vendos baraspeshen ne Durres me golin e tij.

24’-Ka rënë disi ritmi i lojës. Vllaznia mundohet të godasë në kundërsulm, ndërsa Teuta përpiqet të qarkullojë topin

18'- Zogovic vendimtare. Portieri bllokon Beqjan.

14'- Mala zhbllokon sfiden. Vllaznia kalon ne avantazh ndaj Teutes.

11'- Teuta shfaqet rrezikshem. Marku menjehere rpvon reflekset e Zogovic.

4'- Gjinollari niset në kundersulm, gjuan dhe topi perfundon ne duart e Qirkos.

1’- Starton dueli në “Niko Dovana”. Teuta dhe Vllaznia luftë për 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga