
Ferran Torres mesa duket ka pësuar dëmtim të rëndë, pasi la fushën e lojës në minutën e 6’ i dëshpëruar në lot. Sulmuesi i katalanasve e nisi titullar sfidën me Osasunën, pjesa e parë e së cilës u mbyll 0 me 0.
Raportimet e para tregojnë për dëmtim në tendina, që pritet ta lërë 23-vjeçarin për muaj me radhë jashtë. Xavi po ashtu e kuptoi direkt situatën dhe thirri lojtar për zëvendësim, ndërsa nuk mund ta fshihte dëshpërimin.
Orët në vazhdim pritet raportimi nga klubi katalanas. Sulmuesi spanjoll i është dëmtuar listës së dëmtimeve te Barcelona, ku ndodhen portieri Ter Stegen, Marcos Alonso, Gavi, Inigo Martinez, Raphina, Alejandro Balde dhe Joao Felix.
Momenti i dëmtimit të Ferran Torres: (VIDEO)