Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Liverpool nuk lë Manchester Cityn t’i afrohet, Armando Broja “ngroh” stolin te Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpool nuk lë Manchester Cityn t’i afrohet, Armando Broja

Liverpool 4-1 Chelsea (23' Diogo Jota, 39' Bradley, 65' Szoboszlai, 79' Diaz; 71' Nkunku)

Liverpool ka fituar 4 me 1 përballë Chelseat në “Anfield Road”. Kështu nuk ka lënë Manchester Cityn t’i afrohet, pasi këta të fundit fituan 3 me 1 ndaj Burnley. 5 pikë diferencë, që japin siguri te djemtë e Klopp.

Për Chelsean mund të thuhet se ishte natë për t’u harruar. Ra në sy se Armando Broja nuk mori asnjë minutë. Sulmuesi i Kombëtares nuk u preferua nga Pochettino, që kreu të gjitha zëvendësimet e mundshme.

Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 10-të të Premier League, ndërsa rrezikon të zbresë dhe më poshtë. Situata nuk është aspak e qetë te blutë e Londrës.

Premier League: Java 22

Stadiumi: Anfield Road

FORMACIONET ZYRTARE:

Liverpool: Alisson; Bradley, Konate, Van Dijk, Gomez; Mac Allister, Szoboszlai, Jones; Jota, Diaz, Nunez

Chelsea: Petrovic, Disasi, Thiago Silva, Badiashile, Chilwell, Gallagher, Caicedo, Enzo, Madueke, Palmer, Sterling

Rastet live:

FT/ Liverpool 4-1 Chelsea

79' Diaz shënon golin e katërt për Liverpool, duke shuar shpresat e Chelseat. (VIDEO)

71' Nkunku shënon gol shprese për Chelsean. 3-1. (VIDEO)

65' Szoboszlai shënon golin e tretë në favor të Liverpool. 3-0. (VIDEO)

HT/ Liverpool 2-0 Chelsea

45+2' Penalltia e humbur nga Nunez. (VIDEO)

39' Talenti i mbrojtjes Bradley shënon golin e dytë për Liverpool. (VIDEO)

23' Diogo Jota gjen golin për Liverpool. 1-0. (VIDEO)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga