Të gjithë e njohin si këngëtar, por tanimë do t’i duhet ta shohin edhe si president klubit. Bëhet fjalë për Mehdin Përgjegjajn, i njohur ndryshe si Meda i cili është bërë president i klubit më të ri, Hajvalia 2020.
Këngëtari i njohur ka qenë më parë në krye të Hajvalisë, por para 3 vitesh kjo skuadër u shkri. Tanimë ai ka vendosur të investojë në një ekip të ri, ndërsa lajmi është bërë me dije në kanalin zyrtar në facebook.