Partizani humbi dje 0-1 me Tiranën në derbin e kryeqytetit. Në stadium prezent ishte edhe Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës. Në lidhje me prezencën e tij në stadium janë hapur shumë spekulime, për të zënë vendin e Dajës.
Edhe pse presidenti Demi pak ditë më parë konfirmoi Dajën, ish-trajneri i Tiranës Ze Maria është shprehur se nuk do ishte kundër një ulje në stolin e Partizanit.
"Thashethemet" më tepër i shton menaxheri i Ze Maria, që për Procesi Sportiv është shprehur se janë në detaje dhe se nga 1-10, një lëvizje e tillë mund të ndodhë në masën 8.
"Sot isha në stadium dhe isha me Ze Marian. Nga 1-10 sa realizohet ky operacion? Unë them se jemi te 8-ta, jemi në detaje. Trajneri pa ndeshjen derbi me mua në stadium", tha menaxheri.
