Tifogrupi “Ballistët” janë ndër grupet më të zjarrta në tifoskenën shqiptare. Mbështetësit e Shkëndijes së Tetovës festojnë këtë fundjavë 30-vjetorin e krijimit dhe për festimin kanë organizuar diçka spektakolare.
Festa ka filluar në stadium për të vazhduar më pas nëpër rrugët e qytetit dhe disa pamje tregojnë se Ballistët i kanë vënë “flakën” qiellit të Tetovës me festimet e tyre. Pamjet që vijnë nga Maqedonia e Veriut janë fantastike dhe të papërjetuar ndonjëherë më parë.
Një mesazh ky për tifogrupet e Tiranës dhe Partizanit, “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” për t’u zgjuar paksa pasi në vitet e fundit ka rënë ndjeshëm ekzaltimi i tifozërive duke ndikuar edhe në derbi madje.
Poll