
(MDA) Petrocub 0-0 Laçi (ALB)
Laçi ka marrë një barazim heroik në Moldavi përballë Petrocub. Transferta që përfundoi në barazim të bardhë 0 me 0 ishte e vështirë për bardhezinjtë, të cilët luajtën me 1 lojtar më pak nga minuta e 28’, kur Spahiu u ndëshkua me karton të kuq pas 2 të verdhëve.
Sfida prodhoi shumë raste, ku vendasit dominuan. Laçi luajti si 1 i vetëm dhe të gjithë kontribuan, duke e mbajtur portën e paprekur. Tashmë gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më 28 korrik.
Ndeshja e parë, turi i dytë i Conference League
Stadiumi: "Stadionul Zimbru", Chisinau
Arbitër: Krzysztof Jakubik (Poloni)
Ora 19:00
Formacionet zyrtare:
Petrocub 5-3-2: Avrom, Sandu, Mudrac, Platica, I. Jordan, Revenca, Cojocaru, Bogociuc, Turcan, Iosipol, Ambros Trajner: Ivan Tabanov
Laçi 4-3-3: Dajsinani, Turkaj, Malota, Velkoski, Roganovic, Ziko, Ujka, Spahiu, Zarubica, Mazrekaj, Akinyemi Trajner: Shpëtim Duro
LIVE:
FT/ Petrocub 0-0 Laçi
88' Dajsinani gabon, por mbrojtja e Laçit është e vëmendshme për të larguar topin.
81' Velkoski shpëton Laçin.
79' Mazrekaj drithëron portën e miqve.
72' Petrocub pafat teksa topi i devijuar nuk gjen rrjetën.
68' Laçi provon të shfrytëzojë kundërsulmet.
67' Mbështetje e veçantë për Petrocub.
62' Vendasit shfrytëzojnë epërsinë numerike, Laçi vazhdon të mbrohet mirë.
46' Fillon pjesa e dytë.
HT/ Petrocub 0-0 Laçi
45'+3 Mbyllet pjesa e parë në barazim 0-0.
44' Tjetër rast për Petrocub.
41' Petrocub gjen traversën.
38' Rast për Petrocub, që largohet nga Velkoski.
28' Spahiu merr kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Laçin me 10 lojtarë.
24' Spahiu i driblon të gjithë, por ndalohet nga mbrojtja.
23' Inkursion i mirë nga Laçi në mesfushën e Petrocub.
17' Karton i verdhë për Spahiun.
12' Skuadrat po studiojnë njëra-tjetrën në minutat e para të kësaj sfide.
1' Nis ndeshja.