
Laçi - Partizani 1-0
Laçi: Selmani, Torro, Gjoni, Mersinaj, Shtubina, Sefgjini, Eller, Çokaj, Lushkja, Berisha, Xhixha Trajner: Besnik Prenga
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Cardoso, Bardhi Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
88'- Portieri Selmani bën pritjen e vitit dhe topi dërgohet në këndore, por për gjyqtarët është rivënie fundore.
73'- Momente tensioni në shkallët e tribunës. Tifozët kurbinas shkojnë me tuba në dorë drejt ultrasve të kuq. Duhet ndërhyrja e policisë për të ulur gjakrat në stadiumin e Lacit.
65'- Rast i diskutueshëm në zonën kurbinase, por e mrekullueshme ajo çfarë bën Redon Xhixha.
60'- Goditje dënimi në favor të Laçit. Kroson Sefgjinaj, por largon mirë Egzon Belica.
46'- Pjesa e dytë nis me zëvendësim. Në dhomat e zhveshjes mbetet Cardoso duke i lënë vendin Dukës.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë, skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes.
45'- Partizani kërkon penallti, por rrëzimi i Asanit nuk konsiderohet i parregullt.
37'- Klajdi Kola akordon një faull në afërsi të zonës kurbinase, por Jurgen Bardhi duket në video që i drejtohet: Për atë Zot nuk i bëra faull. Por kryesori e ka marrë vendimin e tij.
27'- Këndore për Partizanin, largon mbrojtja e Lacit.
25'- Goditje dënimi në favor të Partizanit, por rasti mbyllet mirë nga lojtarët kurbinas.
13'- Ndricim Shtubina merr përsipër ekzekutimin e saj duke e shndërruar në gol.
11'- Moment i dyshimtë në zonën e Partizanit. Atanda pengon Berishën, i cili duket jashtë zone, por Rejdi Avdo tregon që lojtari kurbinas është brenda zonës dhe kryesori Kola akordon penallti.
7'- Partizani provon me Bruno Telushin, por gjuajtja devijohet nga mbrojtja kurbinase.
5'- Loja nis me agresivitet, ku gjyqtari Klajdi Kola akordon një faull në favor të të kuqve.
1'- Topi i parë shkelmohet nga miqtë.