
Tirana 1-1 Laçi
Laçi dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Edhe pse kurbinasit mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 18’, ku Silva u ndëshkua me karton të kuq, sfida në “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Golin për Tiranën e shënoi Regi Lushkja, ndërsa baraspeshën e solli Olsi Myrta. Pas këtij barazimi, Tirana mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Laçi në vendin e shtatë me 30 pikë.
Superiore: Java 25
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Enea Jorgji
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Kozi; Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici; Jonuzi, Meta, Lushkja; Abazaj, Latifi, Patrick. Trajner: Erbim Fagu
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Kurti, Silva, Dajko, Prodani; Manellari, Kryeziu, Ujka; Mjaki, Sobowale, Barjamaj. Trajner: Mirel Josa
Komenti minutë pas minute:
90+3' Mbyllet ndeshja.
78' GOOOOOL! 18-vjeçari Olsi Myrta barazon shifrat. (VIDEO)
76' Kryeziu kërkon barazimin me supergol, Kozi në gatishmëri. (VIDEO)
53' GOOOOOL! Regi Lushkja kalon Tiranën në avantazh. (VIDEO)
51' Dajsinani i pakalueshëm, portieri i Laçit ndal edhe goditjen e Abazajt. (VIDEO)
48' Latifi provon, Dajsinani ndal.
46' Starton pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
44' Lushkja gjuan nga distanca dhe topi prek lehtë shtyllën e jashtme.
43' Ujka provon goditjen diagonal brenda zonës, por topi prek rrjetën e jashtme.
34' Mici depërton deri në kufij të zonë dhe pason për Abazajt i cili gjuan me të parën. topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
30' Haxhiu dhe Patrick godasin brenda zone, por bllokohen nga mbrojtësit kurbinas. (VIDEO)
18' Karton i kuq! Faull ndaj Lushkjes si lojtarë i fundit, Silva lë Laçin me 10 lojtarë. (VIDEO)
15' Sobowale nxjerr 'bllof' Hoxhallarin dhe gjuan nga distanca, portieri Kozi hidhet dhe devijon topin në këndore. (VIDEO)
8' Tirana pranë golit nga këndorja, Hoxhallari gjuan me kokë, por pastaj shtyn Dajsinanin me gjithë top pas vijës. Jorgji akordon faull. (VIDEO)
7' Haxhiu kalon Ujkën dhe hedh topin para portës, por largon Silva.
4' Ujka nxjerr bukur Barjamajn që gjuan me të parë, por Kozi bllokon topin. (VIDEO)
4' Sobowale gjuan brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
2' Menjëherë i rrezikshëm Laçi, Sobowale, Barjamaj dhe Prodani rrezikojnë portën bardheblu. (VIDEO)
1' Starton ndeshja në Elbasan.