
Abissnet Superiore, java e 7-të
TIRANA - LAÇI 0 – 3 (Sobowale 41', Manellari 91', Taleb 93')
Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga ekipi i Laçit. Bardheblutë humbën me rezultatin 0-3 përballë kurbinasve, duke marrë kështu një humbje të hidhur dhe duke shpërdoruar një shans të artë për të marrë kreun e renditjes. Golat për Laçin u shënuan nga Sobowale, Manellari dhe Taleb.
Me këtë fitore Laçi kalon Tiranën në klasifikim. Kurbinasit renditen në vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa të besuarit e Shehit në vendin e 4-të po me 10 pikë.
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
Formacionet zyrtare:
Tirana: Lika, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Doka, Deliu, Jonuzi, Përgjoni, Latifi, Hasani, Kaina. Trajner: Orges Shehi
Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Junior, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Tresa, Melo, Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Komenti minutë pas minute:
90+3' GOOOOOOL!!! Laçi shënon të tretin
90+1' GOOOOOOL!!! Manellari shënon të dytin për Laçin
75' Tirana kërkon barazimin me çdo kusht, por Dajsinani reagon mjaft mirë
58' Tirana shënon golin e barazimit, por arbitri "ngrin" buzëqeshjen e bardhebluve
45+5'- Mbyllet pjesa e pare me shifrat 0-1 per Lacin.
45'- 5 minuta shtese.
45'- Pas rishikimit ne VAR, goli eshte i rregullt dhe Laci kryeson 1-0 ndaj Tiranes.
42'- Goli po rishikohet ne VAR dhe ndeshja ka ndaluar.
41'- Sobowale kalon Lacin ne avantazh.
37'- Goditje denimi per Tiranen ne mesin e fushes, Hasani kroson drejt zones, por topi i goditur nga Lulaj shkon ne duart e Dajsinanit.
31'- Kurbinasit nisen serish ne sulm, me Qaton qe godet nga jashte zone, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllen.
18'- kombinime te mira mes lojtareve te Tiranes, me topin qe perfundon ne kembet e Hasanit. ky i fundit godet me te majten, por gjuajta e tij shkon mbi porten e Dajsinanit.
16'- Latifi nis nje top per Kainan, por Dajsinani eshte ne pozicion dhe largon rrezikun.
12'- Kurbinasit jane me kerkues ne keto minuta, me Manellarin qe kroson per Sobowale, por topi nuk shkon te sulmuesi.
5'- Laci niset ne kundersulm, por Sabowale ndalet nga Najdovski.
1’- Starton sfida në kryeqytet, Tirana – Laçi përplasin “brirët” për 3 pikët.