Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Laçi i gjen "kodin" Kukësit, verilindorët harrojnë të fitojnë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi i gjen "kodin" Kukësit, verilindorët

Është mbyllur Laçi 2-0 Kukësi. Sfida e javës së 31 në Superligë ka folur për vendasit, që me dopietën e Lushkjes kanë marrë tri pikë me vlerë në garën për titullin kampion. Me këtë triumf, Laçi afrohet me dy pikë nga kryesuesit e Teutës, duke qenë në "luftë" për trofeun.

Ndeshja do niste mirë për vendasit, që kanë kaluar në avanatazh me Lushkjan nga pika e bardhë në të 6 minutë. Do ishte sërish kavajasi që në të 31 minutë do gjente golin e sigurisë me një perlë nga hyrja e zonës. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë për verilindorët e Josës, që janë ndalur nga tranversa e Ibraimit. Me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 53 pikëve në garë me Teutën, ndërsa Kukësi merr humbjen e tretë radhazi, duke u ndalur në kuotën e 36 pikëve pas 31 javësh kampionat.

Laçi 2 - 0 Kukësi (Lushkja 6' (p), 31' )

Kategoria Superiore, java 31 - 15:00

Stadimi: Laç

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Formacionet zyrtare:

Laçi: Sherri, Musta, Obanor, Zulfiu, Malota, Marku, Shehu, Lushkja, Mazrekaj, Harmon, Xhixha Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Lulaj, Kurdic, Baravikas, Tsintsanze, Taipi, Demiri, Ibraimi, Peposhi, Eze Trajner: Mirel Josa

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 2-0 ndeshja.

90' Katër minuta shtesë.

85' Limaj dhe Prenga marrin karton të verdhë.

83' Prenga dhe Bytyqi marrin vendin e Harmon dhe Mustës te Laçi.

82' Gavazaj merr vendin e Peposhit te Kukësi.

77' Xhika mban në lojë Kukësin, pret një gjuajtje të Deliut nga brenda zone.

75' Rrëmujë në zonë, Malota provon të shënojë me finte, pret Xhika.

74' Turkaj merr vendin e Xhixhës.

70' Lushkja nga 20 metra, drithërima te Kukësi. Topi del jashtë.

66' Gjuajtja e Eze ndalet nga Ignatovic. Kuksianët kërkojnë 11 metërsh dhe reklamojnë prekjen, për Cjapin gjithçka e pastër.

64' Zulfiu vonon lojën gjatë zëvendësimit, merr të verdhë dhe ndërrohet me Deliun.

63' Taipi provon nga 20 metra, Sherri ndal në dy kohë.

50' Eze ka shansin dy herë, Kukësi nuk shkurton dot rezultatin.

48' Ibraimi godet shtyllën, cfarë veprimi nga kapiteni i Kukësit. Sherrin dhe Laçin e mban në lojë transversa.

47' Eze teston Sherri, këndore te Laçi.

46' Bytyçi dhe Limaj marrin vendin e Kotobellit dhe Lulaj te Kukësi. Mazrekaj del te Laçi dhe hyn Ignatovic.

45+1' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.

45' Një minutë shtesë.

42' Taipi realizon goditje dënimi, topi ndalet nga Sherri.

39' Julian Shehu merr karton të verdhë.

31' GOOL! Laçi gjen golin e dytë me Lushkja. Një veprim dhe goditje fantastike nga kavajasi që realizon dopietë.

17' Harmon vepron mirë me topin, goditja nga jashtë zone del jashtë.

6' GOOL! Lushkja kalon në avantazh Laçin. Lulaj bën një gafë që shfrytëzohet nga Mazrekaj që fiton penallti, e cila kthehet në gol nga Lushkja pasi Xhika e ndali në fillim. Karton i verdhë për Lulaj.

2' Lushkja tenton nga 25 metra, topi del jashtë.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga