Partizani 1-2 Laçi (Mensah 12' / Sobowale 83', Tresa 95')
Superiore: Java 20
Stadiumi: Arena e Demave
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Janjeva, Sota, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Rrapaj; Taipi, Mensah, Cara. Trajner: Orges Shehi
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Mjaki, Dajko, Paulo Silva, Qato; Ujka, Kryeziu; Bajramaj, Myrta, Cordeiro; Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Komenti minutë pas minute:
90+6' Përfundon ndeshja.
90+5' Festë e çmendur e Laçit, Tresa shënon golin e përmbysjes. (VIDEO)
87' Maguette provon nga distanca por nuk gjen trajektoren e duhur dhe topi shkon larg.
83' Hesht "Arena e Demave", Laçi ndëshkon Partizanin. (VIDEO)
80' Tresa godet nga jashtë zone, Qirko zgjatet dhe largon topin.
79' Rast i artë i shpërdoruar nga Cordeiro, te Laçi nuk u besojne syve. (VIDEO)
75' Xhuliano Skuka futet në fushen e lojës. largohet Cara.
65' Rrapaj gjuan me të parën në kufij të zonës, por sfera shkon pak mbi traversë.
60' Aksion vetjak i Carës që driblon këdo që i del para, ason në fund për Hadroj i cili bllokohet nga Silva. (VIDEO)
54' Fantastik Dajsinani, i mohon golin e sigurtë Arinaldo Rrapajt (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
41' Shtylla ndal 'silurën' e Valentino Murataj (VIDEO)
38' Taipi kroson per Carën i cili devijon me të parën, por topi shkon ngjitur me shtyllën e parë. (VIDEO)
30’ Barjamaj dhe Melo kombinojnë në zonën e të kuqve, por nuk gjejnë kohën për të gjuajtur dhe mbrojtja largon rrezikun.
26’ Murataj tenton nga jashtë zonës, Dajko me kokë bllokon topin që po i drejtohej portës.
22' Cara 'fal' mundësinë e artë, refuzon pasimin te Mensah dhe godet jashtë portës. (VIDEO)
20' Sërish Cordeiro, godet nga i njëjti pozicion, por lehtë në duart e Qirkos.
17' Laçi provon të reagojë, Cordeiro godet nga distanca, por topi shkon pak mbi traversë. (VIDEO)
12' Krosim i Rrapajt dhe Mensah e fut në rrjetë, Partizani në avantazh (VIDEO)
7' Atanaskoski vertikalizon një top për Carën brenda zonës, por goditja e sulmuesit pritet nga Dajsinani.
5' Krosim i rrezikshëm i Taipit për Cara dhe Mensah, harkimi i tij merr drejtim nga porta dhe shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja.