Laçi ka mbyllur vitin kalendarik jo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në ndeshjen e fundit u mundën me shifrat minimale 1-0 nga Kukësi. Epoka Mezani ka nisur të ndjehet fort në radhët e kurbinasve, pasi me ardhjen e tij në krye të kurbinasve regjistron 2 fitore dhe 1 humbje.
Afrimi i Guindos pritet të rrisë forcat në repartin e sulmit, e ndërkohë që vëmendja nga merkato do të jetë për të plotësuar kërkesat e teknikut vlonjat. Koha nuk është në favor të tyre dhe Mezani ka nisur menjëherë nga puna pas pushimit të krishtlindjeve.
Kurbinasit janë rikthyer në stërvitje ku do të vijojnë punën për t’u përgatitur që të kenë një start të mirë në vitin 2023, pasi përballë do të kenë kampionët bardheblu.
VIDEO: