
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë ditën e enjte në Pragë, sfidë që është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje do të luhet në “Fortesa Arena” duke nisur që nga ora 20:45.
Kuqezinjtë janë të dënuar për një rezultat pozitiv ndaj Çekisë dhe më pas për të bërë siç duhet “detyrat e shtëpisë” me Poloninë në “Air Albania”. Takime këtë që vendosin shumë mbi fatet e djemve të Sylvinhos në Europianin e Gjermanisë.
Odise Roshi, Elseid Hysaj, Ernest Muçi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha kanë thënë edhe përshtypjet e tyre të para për këtë grumbullim. “Rraketa” e kombëtares është më shumë se kurrë është i motivuar dhe i bindur se do të arrijmë Europianin.
Të 5 lojtarët njërëzi theksojnë se në skuadër ka një frymë pozitive dhe se gjithçka do të shkojë siç duhet, pasi ndaj Çekisë dhe Polonisë do të bëjnë maksimumin.
Odise Roshi: Si gjithmonë kthimi është krenari siç jam ndjerë 19 vjeç. Çdo gjë ka ndryshuar që nga hoteli, stafi, trajneri e fusha. Jam takuar me çunat dhe jemi të jgithë të karikuar. Ky grup shkon 100% në Europian, japim maksimumin dhe jam i bindur se do të jemi në euro 2024.
Ernest Muçi: Jam i lumtur që jam në Kombëtare dhe mora ftesë në këto ndeshje. Ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin që fiton Polonia apo ne, por e shohim të dielën kush fiton. Kur merr ftesë duhet të japësh maksimumin dhe për sulmuesin është të shënosh e ndihmosh ekipin. Japim maksimumin për të qenë pjesë e Euro 2024 dhe falënderojmë tifozët.
Thomas Strakosha: Dita e parë shumë e bukur dhe me diell. Shpresojmë të fitojmë sepse na duhen këto pikë.
Etrit Berisha: Po bëhemi gati. Të shohim, jemi mirë. Me motiv shumë të lartë dhe besoj se do të kemi sukses.
Elseid Hysaj: Ndihem mirë sepse dita e parë. Të gjithë jemi mirë. Bëjmë pak batuta por jemi mirë të gjithë. Ndeshjen e fundit luajta dhe po kthehem në formë.