VIDEO/ Kukësi shpall “non grata” arbitrin e FIFA-s, verilindorët pretendojnë penallti të padhënë kundër Tiranës
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi ka shpallur “non grata” Florian Latën. Arbitri i FSHF-së dhe FIFA-s ishte kryesori i ndeshjes, që verilindorët humbën së fundmi 2 me 3 kundër Tiranës.
Verilindorët pretendojnë për penallti të dhënë në favor të tyre, kur luhej minuta e 47’ e takimit. Me shkrimet “Florian Lata non grata” dhe “Kukësi kërkon drejtësi”, janë shpërndarë dhe pamjet e rastit në fjalë.
Ndeshja ishte 2 me 1 në favor të Kukësit, që fitoi këndore. Pas ekzekutimit të saj, te verilindorët pretendohet se topi u prek më pas me dorë nga sulmuesi i Tiranës Liridon Latifi.
Lata vazhdoi lojën, ndërsa VAR nuk ndërhyri. Tirana ia doli më pas të përmbysë gjithçka përmes dy penalltive, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Kukësi në anën tjetër mban vendin e fundit në renditjen e Superiores.