Kukësi – Tirana / 2 – 1 / Kategoria Superiore, java e 5-të/ Stadiumi “Elbasan Arena”
Kristal Abazaj 17′/ Shkurtaj 49′/ Kobinah 83′
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj
Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Kale, Kobina, Halili, Ngo
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja në “Elbasan Arena”. Kukësi fiton ndeshjen mes vuajtjeve ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1. Golat janë shënuar nga Kristal Abazaj në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Vasil Shkurtaj dyfishoj me kokë.
Më tej, bardheblutë, vetëm në minutën e 83, me anë të Kobinah, i cili i shfrytëzoi mjaft mirë atë asist të dhënë nga Ngoo. Tirana mbetet në kuotën e 10 pikëve, kurse Kukësi ngjitet në kuotën e 10 pikëve.
90′ Kemi ardhur në fundin e ndeshjes. Arbitri jep 5 minuta shtesë, por nuk ndryshon asgjë tek rezultati. Verilindorët mundin kryeqytetasit të cilët pësojnë kështu edhe golin e parë.
83′ Kobinah realizon golin e parë dhe hap ndeshjen.
79′ Shkurtaj pranë golit të 3-të për Kukësin.
75′ Jemi 15 minuta nga fundi i ndeshjes. Kukësi ndodhet në avantazh të dyfishtë ndaj bardhebluve.
62′ Ngoo rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por arbitri nuk mendon kështu.
52′ Rast për gol për Tiranën. Kobinah gjuan jashtë me portën thuajse bosh.
49′ Kukësi shënon golin e dytë. Vasil Shkurtaj realizon me kokë.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”. Deri më tani ndeshjen e vendos goli i shënuar nga Kristal Abazan në minutën e 17-të.
Bardheblutë kanë pasur disa raste për shënim, por më i rrezikshmi ishte ai i Kobinah, i cili për pak saq nuk shënoi me një veprim akrobacie. Mbetet për t’u parë si do të shkojë pjesa e dytë e këtij takimi.
45′ Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Tiranës.
36′ Batha pëson një lëndim dhe po merr ndihmën e mjekëve.
25′ Ndeshje “e çmendur” në Elbasan. Tirana kishte mundësi goli me Kobina, kurse menjëherë përgjigjet Kukësi me Shkurtajn, por Bakaj reagon mjaft mirë.
17′ Kristal Abazaj kalon Kukësin në avantazh.
1′ Starton ndeshja në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Tiranës.