Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kukësi kampion i Shqipërisë, Skëndërbeu "bie" mes tensionit dhe kontestimeve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi kampion i Shqipërisë, Skëndërbeu

Kukësi – Skënderbeu 2-0

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç. Trajner:Ernest Gjoka

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Enea Jorgji

Ndeshja- Një takim i nisur me vrull nga të dy ekipet. Por Skënderbeu është më kërkues dhe administron lojën përgjatë gjithë 90 minutave, por jo rezultatin. Fati i takimit vendoset nga një 11-metërsh i dyshimtë, që shndërrohet në gol nga Pero Pejiç dhe më pas në minutën e 94-të është sërish kroati që vulos takimin duke i dhënë fitoren skuadrës së Kukësit. Verilindorët për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar shpallen kampionë të sezonit 2016-2017. Ndërsa te korçarët nuk do ta harrojnë këtë ndeshje të drejtuar nga Enea Jorgji.

3'- Loja nis vrullshëm për Kukësin, i cili fiton faull në hyrje të zonës së Skënderbeut dhe Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë. Kroson Karioka, por një dyluftim në zonë detyron Jorgjin të ndërpresë lojën për t'i ardhur në ndihmë dy futbollistëve të dëmtuar.

8- Skuadra e Skënderbeut nis të ushtrojë presing dhe e zhvendos lojën në gjysmëfushën e Kukësit. Loja bëhet më e bukur dhe më e dyluftuar.

10'- Goditja e parë nga këndi i takon miqve, por pa rrezik për Kukësin.

11' - Situata ndryshon menjëherë. Pero Pejiç merr topin dhe zhvendoset pranë zonës së korçarëve, ndërhyn Mici dhe për Jorgjin është faull dhe karton i kuq. Kampionët mbeten në fushë me dhjetë vetë.

17'- Te Kukësi kanë marrë zemër dhe Eni Imami kërkon 11-metërsh pas një ndërhyrje në zonën e Skënderbeut, por për Jorgjin gjithçka është e rregullt.

21' - Izair Emini tenton me një gjuajtje nga larg, por topi përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Orges Shehi.

25' - Loja zhvendoset në mesin e fushës dhe të dy ekipet mbrohen mirë.

30'- Skënderbeu nis të marrë frenat e lojës, edhe pse me dhjetë vetë. Kampionët afrohen shumë pranë zonës së Koliçit, megjithatë ende nuk kanë mundur të shënojnë golin e parë.

35- Goditje dënimi në favor të Skënderbeut. Liridon Latifi merr një inkursion në krahun e majtë, por Shameti detyrohet ta ndalë vetëm me faull. Goditjen e merr përsipër vetë Latifi, por gjuajtja e tij përfundon në murin kuksian.

39' - Eni Imami respekton Fair - Play, por në stolin e Kukësit irritohen. Madje trajneri Gjoka i tërheq vëmendjen.

42' - Këndore në favor të Skënderbeut. Kroson Gavazaj, por largon Shameti në zonën e Kukësit.

45' - Përfundon pjesa e parë në Kukës pa gol. Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes për të dalë në fushë sërish pas 15 minutash.

47 '- Ndodh e pabesueshmja në Kukës. Izair Emini pengohet në zonë dhe për gjyqtarin Jorgji është 11-metërsh. Të gjithë korçarët protestojnë dhe nuk janë dakord për vendimin e Enea Jorgjit. Goditjen e merr përsipër Pero Pejiç, i cili nuk gabon përballë Orges Shehit.

https://www.youtube.com/watch?v=Eeudye0QZI8&feature=youtu.be

52' -  Faull për Kukësin në hyrje të zonës së Skënderbeut. Kroson Lena, por largon Radas.

57' - Një rast i dyshimtë në favor të Latifit ka irrituar të gjithë të pranishmit korçarë në stadium. Stafi i Skënderbeut hyn i gjithi në fushë, ndëshkohet me të kuq edhe Osmani. Ndërkohë stafi i Skënderbeut shtyn Jorgjin në fushë. Salihi i gris kartonin e kuq Enea Jorgjit.

https://www.youtube.com/watch?v=gGtYYMLrB3c&feature=youtu.be

69'- Edhe pse tashmë Skënderbeu është me nëntë lojtarë, kampionët vijojnë të ushtrojnë presing në zonën kuksiane të cilët në mënyrë të pakuptimtë qëndrojnë të tërhequr prapa.

74' - Skënderbeu nuk ka më çfarë të humbë. Kampionët vijojnë të luajnë me nëntë lojtarë dhe të gjithë ata që janë në fushë, kërkojnë të depërtojnë në zonën kuksiane.

80' - Lojtarët korçarë nuk dorëzohen. Tentojnë të gjithë për të shënuar golin e barazimit, por mbrojtja kuksiane është e vendosur mirë në fushë.

83' - Kukësi pretendon për penallti. Gjuajtja e Pejiçit pengohet me dorë nga Jashanica, por për Jorgjin nuk është 11-metërsh.

89' - Korçarët nuk ndalen. Kërkojnë golin e barazimit dhe për pak Ogunjimi do të kishte heshtur stadiumin "Zeqir Ymeri".

93' - Pero Pejiç shënon golin e dytë të takimit. Kroati nuk gabon përballë portës së Shehit, i cili nuk ka çfarë t'i bëjë gjuajtjes së 34-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga