
Kukësi 2 - 1 Slavia Sofie (Eze 57' (p), Cooper 85' / Krastev 81')
NDESHJA/ Është mbyllur Kukësi 2-1 Slavia e Sofies në "Air Albania". Ndeshja e vlefshme për turin e parë të Europa League ka folur për verilndorët dhe nënkampionët e Shqipërisë që kanë gjetur forcat të shënojnë në fundin e ndeshjes golin e fitores, megjithëse vetëm katër minuta më herët u barazuan nga bullgarët.
Ka qenë Eze që në të 57 minutë ka kaluar Kukësin në avantazh, ndërsa ka barazuar në të 81 minutë Krastev. Kur gjithçka po shkonte në shtesë, ka menduar Cooper që ka shënuar golin e fitores dhe atë të kualifikimit. Pas Teutës dhe Laçit, Kukësi bëhet skuadra e tretë që kalon turin e parë të Europa League.
Europa League - Turi I - 20:00
Stadiumi: Air Albania, Tiranë
Arbitër: Arda Kardeşler (TUR)
Formacionet:
Kukësi: Xhika, Maliqi, Horic, Obanor, Musta, Gavazaj, Telushi, Musolli, Limaj, Rroca, Friday Eze Trajner: Skënder Gega
Slavia Sofia: Stergiakis, Popadiyn, Gamakov, A. Hristov, Patev, Krastev, Karabelyov, Valchev, Krastev, Stoev, Rangelov Trajner: Viktor Rasovski
Komenti minutë pas minute:
90+4 Mbyllet 2-1 ndeshja
90' Katër minuta shtesë
88' E pabesueshme ç'bën Cooper, humbet rastin e artë vetëm me portierin e Slavias
85' GOOL! Cooper kalon Kukësin në avantazh pas një assisti të Zenel Gavazaj
81' GOOL! Krastev barazon shifrat për Slavian e Sofies
74' Stoev ndëshkohet me karton të verdhë
66' Vesel Limaj dhe Eze lënë lojën. Zenel Gavazaj dhe Cooper në lojë te Kukësi
62' Angelov i bën vend Dimitrov te Slavia
57' GOOL! Eze shënon nga pika e bardhë e penalltisë për Kukësin. Ka qenë Gashi që në një zbritje nga e majta e sulmit është penguar në mënyrë të parregullt në zonë. Arbitri akordon penallti.
53' Gashi provon nga jashtë zone, pret gardiani mik
46' Enis Gavazaj i lë vendin Gashit te Kukësi
45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë
39' Besar Musolli ndëshkohet me karton të verdhë
37' Limaj udhëheq bukur topin dhe tenton nga jashtë zone, pret bukur portieri i Slavias së Sofies
28' Musolli provon nga 25 metra, pret në pozicion portieri mik
22' Kukësi kontrollon topin, verilindorët diktojnë lojën ndaj bullgarëve
11' Telushi ndëshkohet me karton të verdhë
10' Eduart Rroca "deh" kundërshtarin, Kukësi pranë golit
7' Lojë e fortë në mesfushë, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën
1' Nis sfida e Europa League në "Air Albania", topi i parë shkelmohet nga miqtë