Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kualifikimi mbetet i hapur, Dinamo dhe Partizani mjaftohen me 2 gola

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kualifikimi mbetet i hapur, Dinamo dhe Partizani mjaftohen me 2 gola

Dinamo – Partizani 1-1

Dinamo: Simoni, Denison, Demiri, Ibraimi, Bardhi, Sofranac, Samake, Sidibe, Maliqi, Sijanovski, Lilaj Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Hoxha, Belica, Sota, Marku, Bitri, H. Marku, Skuka, Kallaku, Stenio Junior, Mala, Cara Trajner: Dritan Mehmeti

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

Ndeshja: Një sfidë që i vendos fatet e saj që në pjesën e parë. Fillimisht është Partizani që kalon në avantazh me Tedi Carën. Një goditje nga distanca e Herald Markut nuk devijohet si duhet nga portieri Simoni. Cara përfiton dhe arrin ta çojë topin në rrjetë. Pak më minuta më vonë, Eneo Bitri bën një ndërhyrje të gabuar në zonën e vet dhe për portierin Bajramaj është penallti. Agim Ibraimi nuk gabon dhe vë baraspeshën. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e ardhshme, për të vendosur përfundimisht se cila skuadër shkon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.


Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
88'- Kristi Kote provon nga distanca, por pa rezultat.

80'- Partizani pranë golit. Gjuan mirë Sherif Kallaku, por Simoni i mohon festën e golit.

58'- Partizani pranë golit. Asist i Albion Markut, por e pabesueshme se ç'humb Esat Mala.
46'- Në dhomat e zhveshjes mbetet Stenio Junior. Në vend të tij futet Dean Lico.

45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Mbyllet pjesa e parë.

42'- Ndërhyrje e gabuar në zonën e Partizanit. Eneo Bitri pengon Patrik Bardhin dhe për Bajramin është penallti. Agim Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.


25'- Goditje dënimi për Partizanin. Gjuan mirë Marku, grushton topin Simoni dhe Cara nuk e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë.
10'- Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Herald Marku, gjuan Skuka, por sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Simonit.
1’- Topi i parë shkelmohet nga të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga