Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kryetari i “Shvercerave” pas arritjeve: Do e mbështesim Shkupin vetëm për ndeshje të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kryetari i “Shvercerave” pas arritjeve: Do e mbështesim

Shkupi luan nesër në orën 21:00 përballë Dinamo Zagreb. Kjo është ndeshja e kthimit, e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Paraqitja e klubit shqiptar ka qenë mbresëlënëse gjatë sfidës në Kroaci, nga ku arritën të dilnin me barazim 2-2.

Kështu gjithçka ka mbetur për t’u vendosur në Maqedoninë e Veriut, përballë mijëra tifozëve të pranishëm. Jusuf Ramadani, kryetari i tifogrupit “Shverecerat” që mbështet Shkupin, ka folur në prag të kësaj sfide.

Për emisionin “Click21” në TV21 ka thënë ndër të tjera që si tifogrup kanë vendosur të shkojnë vetëm në ndeshje të mëdha, jo të vogla. Vendim i marrë pasi janë rritur si klub.

“Ne jemi rritur si klub. Ne po mendojmë ndryshe, si Shvercera, si grup, nëpër ndeshje të vogla nëpër katunde nuk shkojmë, vetëm në ndeshje të mëdha do të shkojmë. Kështu i kemi bërë planet. Dje kishim mbledhje me kryesinë. Veç në ndeshje të mëdha do të shkojmë, në ndeshje të vogla nuk shkojmë”, u shpreh kryetari i “Shvercerave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga