Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kryeqyteti ngjyroset i kuq, PARTIZANI mposht Tiranën me golin e Çinarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kryeqyteti ngjyroset i kuq, PARTIZANI mposht Tiranën me golin e

PARTIZANI-TIRANA 1-0 (Çinari)

NDESHJA: Është mbyllur me fitoren minimale 1-0 derbi i kryqyutetit, Partizani-Tirana. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet që prodhoi shumë raste për shënim, dy kartona të kuq si dhe një gol që u shënua nga Eraldo Çinari. Sulmuesi shkodran që mungonte prej 6 muajsh u fut në pjesën e dytë si zëvendësues dhe në minutën e 83-të ndëshkoi Tiranën pas pasimit të Muratajt. Me këtë gol të shënuar u mbyll edhe I gjithë takimi me të kuqtë dolën me 3 pikë nga Elbasani. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Tirana renditet në vendin e 5-të me 20 pikë.

Kategoria Superiore/ Java e 15-të

Stadiumi "Elbasan Arena"/ Ora 18:00

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Mala, Belica, Bitri, Hakaj; Murataj, Broja, Cordeiro; Asani, Solomon, Bardhi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA (3-4-1-2): Bekaj; Toshevski, Hoxhallari, Najdovski; Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci; Torassa; Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet derbi, Partizani fiton minimalisht 1-0 me golin e Çinarit.

83' GOL! Zhbllokohet derbi, Murataj gjuan drejt zonës, devijon Çinari që e dërgon në rrjetë.

76' Rasti i artë për Tiranën, Muçi pason për Torassan, sulmuesi bardheblu gjuan, por ndalet nga mbrojtja e Partizanit.

56' Faulli i Bathës ndaj Asanit, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë, e dyta për mesfushorin që lë Tiranën me 10 lojtarë.

50' Faull i Bardhit ndaj Bekajt, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë, i dyti për sulmuesin e Partizanit që lë skuadrën me 10 lojtarë.

47' Çfarë mundësie për Partizanin, Murataj kroson për Solomon që pranë portës nuk e godet siç duhet.

46' Starton pjesa e dytë në Elbasan, Partizani dhe Tirana nuk bëjnë asnjë zëvendësim.

45+2' Ritëm i lartë dhe shumë raste të shpërdoruara, mbyllet pjesa e parë Partizani-Tirana.

37' Melo i vetëm përballë Bekajt nuk shënon, ndizet derbit.

36' Seferi me portën bosh gjuan jashtë, Tirana pranë golit.

34' Aksion i bukur Asani-Murataj me këtë të fundit që ndalet nga Bekaj.

28' Ndërhyrje ashpër e Bardhit ndaj Bathës, gjyqtari i ndëshkon të dy me të verdhë pasi edhe mesfushori i Tiranës reagon duke gjuajtur Bardhin.

24' Sërish Asani, sulmuesi i Partizanit gjuan nga larg, pret Bekaj.

19' Visar Bekaj i mohon golin Partizanit, Melo gjuan nga jashtë zone, por portieri i Tiranës i thotë "jo".

18' Partizani pranë golit, Asani brenda zonës gjuan keq.

16' Driblim i Muçit ndaj Malës, sulmuesi i Tiranës gjuan keq.

6' Aksion i bukur i Partizanit, Asani kroson për Melon që gjuan me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.

2' Tjetër mundësi e mirë për bardheblutë, Alban Hoxha largon kërcënimin e Muçit.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Tirana. Sferi jep direkt sinjalin e parë, grushton Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga