Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ KOSOVA sërish pafat edhe pse bënë të pamundurën për golin e avantazhit, ndalen nga modestët e Andorrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ KOSOVA sërish pafat edhe pse bënë të pamundurën

Ka përfunduar në Prishtinë sfida mes Kosovës dhe aNdorrës. Dardanët u ndalën sërish nga një barazim 1-1. Rezultati nuk tregon lojën e vërtetë që bëri ekipi i Gires. Kosova prodhoi shumë raste dhe aksione por ishin mjaft të pafat për golin e avantazhit.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol me Kosovën që bëri presing në gjysmë fushën e miqve. Në të dytën tekniku Gires futi Zhegrovën në lojë dhe gjithçka ndryshoi. Ishte pikërisht ai që zhbllokoi sfidën në të 58-tën pas një kundërsulmi. Por festa u mbyll shpejt sepse pas dy minutash Andorra barazoi nga një goditje dënimi me një top që u devijua në rrjetë me kokë nga Sosas.

Kosova u hodh e tëra në sulm më pas por pa gjetur rrjetën. Patën mjaft raste, me të gjitha mënyrat madje pretenduan edhe penallti por rezultati nuk ndryshoi. Me këtë barazim Kosova shkon në kuotën e 2 pikëve pas barazimit të parë të parë në Izrael.

Kosova 1-1 Andorra (Zhegrova 59'/ Rosas 61')

Euro 2024

Kualifikuese

Stadiumi: Fadil Vokrri

Formacionet zyrtare:

Kosova (4-3-3): Muric; Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Berisha, Fazliji, Celina; Rashica, Muriqi, Zeneli. Trajner: Alain Giresse

Andorra (4-4-2): Alvarez; Je.Rubio, Llovera, Alavedra, Guillen; Garcia, E.Vales, M.Vales, Cervos; Jo.Rubio, Rosas. Trajner: Koldo

Komenti minutë pas minute:

96'- Mbyllet sfida në barazim 1-1

80' Kryeziu me kokë por jashtë, fare pranë golit Kosova.

79'- Bytyqi fluturimthi por goditja është e lehtë në duart e portierit.

72' Muriqi në zonë rrëzohet, por vazhdon lojën gjyqtari.

65' Zhegrova plaset në tokë, por arbitri vazhdon lojëm. Nuk ka penallti.

60' Mundësi për Andorrën dhe 1-1 barazojnë miqtë.

58'- Zhegrova i vetëm përballë portierit godet dhe shënon 1-0 për Kosovën

46'- Fillon pjesa e dytë mes Kosovës dhe Andorrës

45+1'- Përfundon pjesa e parë në "Fadil Vokrri"

44'- Muriqi në zonë, godet por ka pritur sërish portieri

29'- Zeneli provon një vertikalizim por nuk është askush në qendër të zonës

21'- Zeneli në zonë godet por ndalet nga mbrojtësi, pranë golit Kosova

9'- Muriqi godet me kokë, por ka pritur portieri i miqve

3'- Goditje këndi për Kosovën.

1' Fillon ndeshja në Fadil Vokrri, Kosova luan vetëm për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga