Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Korabi denoncon me pamje filmike, rendit rastet e gabimeve të gjyqtarit Shahini: Presim FSHF-në

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Korabi denoncon me pamje filmike, rendit rastet e gabimeve të

Pretendime për penallti nga skuadra e Korabit në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit në Dibër ditën e shtunë. Sfida përfundoi në barazim 1-1 por vendasit kanë pretendime për më shumë teksa shprehen se iu është mohuar një 11-metërsh i rregullt.

“Federata Shqiptare e Futbollit është kujdesur që këtë vit përpara fillimit të kampionatëve kombëtare të edukojë dhe të sjellë përpara Klubeve të Futbollit, ndryshimet e reja në rregulloren e këtij sporti.

Ndër shumë të tjera u komunikua:

- Ndërhyrja në rrëshqitje nga pas është e ndëshkueshme me karton.

- Ndërhyrja me këmbën e ngritur mbi këmbën e kundërshtarit është e ndëshkueshme me karton.

- Ndërhyrja me kundershtarin direkt pa prekur topin është e ndëshkueshme gjithashtu edhe me karton në varësi të intensitetit.

Pamjet e mëposhtme janë të takimit të zhvilluar ditën e shtunë midis KF Korabi - KF Flamurtari. Duke parë rëndësinë e takimit në këtë fazë të kampionatit, por edhe për nga pozitat në rënditje, u caktua gjyqtar i supërliges, Klodian Shahini i cili duhet të ishte i përgatitur të zgjidhte situatat në mënyrën e duhur duke marrë parasysh intensitetin dhe ritmin e takimit.

Me të drejtë Korabit i mungon një 11-metërsh i pa akorduar dhe janë shumë situata të cilat duheshin akorduar në favor të Korabit dhe kundershtarët duhet të ishin ndëshkuar. Ju ftojmë të ndiqni pamjet të cilat i kemi depozituar ditën e hënë pranë FSHF. Ecim me kokën lart, të përulur dhe me objektivat e qarta, Forca Korabi!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga