Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kastrioti jep leksion dhe hap garën për mbijetesë, 6 gola vendosin ndeshjen në Gjirokastër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kastrioti jep leksion dhe hap garën për mbijetesë, 6 gola

Luftëtari - Kastrioti 1 - 5

Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka, Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani

Kastrioti: Puja, Husein, T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Zhunior, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.

Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla.

Delegat: Petrit Brahja. Vëzhgues: Arjan Mali.

Komenti minutë pas minute:

90.' Arbitri ka dhënë 4 minuta shtesë, por gjithçka duket e mbyllur me fitoren e Kastriotit, duke shënuar 5 gola dhe pësuar vetëm 1. Gjithçka nisi në minutën e 10, ku u zhbllokua ndeshja, e ndërsa u mbyll në minutën e 90-të.

90' Vjen dhe goli i 5-të për krutanët.

86' Vjen dhe goli i 4 për miqtë.

83' Kastrioti shënon të tretin

70' Raldo Fili gjen golin e parë nga distanca me kokë. Ish-lojtari i Partizanit, mban skuadrën e Mezanit me shpresë.

60' Kjo pjesë e dytë është ndryshe. Kastrioti thjeshtë administron rezultatin, kurse Luftëtari shtyn përpara në kërkim të golit të parë. Deri më tani nuk ka patur raste të rrezikshme, por gjithsesi ka ende minuta të konsiderueshme.

46' Strton pjesa e dytë. Mbetet për t'u parë nëse vendasit do të reagojnë, pasi miqët kanë shënuar dy herë.

Mbyllet pjesa e parë mes polemikash, pasi arbitri ka dhënë një penallti për Kastriotin në fundin e fraksionit të parë, pasi kapiteni i Luftëtarit, Rapa, humb durimin dhe godet me bërryl kundërshtarin, që sjell një penallti që do diskutohet gjatë. Gjithsesi tashmë rezultati është 0-2 për skuadrën e Bledar Devollit.

49' Marku shënon golin e dytë të ndeshjes.

45' Arbitri jep 3 minuta shtesë, por ka penallti për Kastriotin, pas një goditje me brryl ndaj kundërshtarit.

42' Luftëtari pretendon për penallti, por nuk arbtri nuk ka të njëjtim mendim me lojtarët.

40' Tjetër ndërhyrje e ashpër nga Kastrioti

32' Dunga shënon për vendasit, por arbitri anullon golin për pozicion jashtë loje në aksion.

26' Kastrioti luan ashpër, Vatnikaj ndërhyn ashpër ndaj Açkës.

19' Luftëtari tregohet i rrezikshëm, por Dunga nuk e dërgon topin në rrjetë.

15' Tjetër mundësi për Kastriotin, Roxher shfaqet rrezikshëm brenda zonës, por portieri Ruçi reagon mirë.

10' Kastrioti kalon në avantazh. Xhunior kalon në avantazh krutanët. Portieri Ruçi bën një gafë, duke mos larguar topin ashtu sikurse duhet.

1' Starton ndeshja, Luftëtari nis topin e parë të ndeshjes

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga