Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kapiteni "tradhton" Milanin në fund, Atalanta e Gjimshitit merr fitore për "infarkt"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapiteni "tradhton" Milanin në fund, Atalanta e Gjimshitit

ATALANTA 3-2 MILAN (Lookman 38', 55', Muriel 90+5' / Giroud 45+2', Jovic 80')

Atalanta ka mposhtur Milanin ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në Bergamo, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të vendasve. Një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet, por që në fund u nda në me fitoren e zikaltërve. Golat për Atalantën u shënuan nga Lookman dhe Muriel, me këtë të fundit që i dha fitoren ekipit të tij duke shënuar me thëmbër në fundin e sfidës. Ndërsa rrugën e rrjetës për Milanin e gjetën Giroud dhe Jovic.

Kujtojmë që dy minuta para fundit, kapiteni i Milanit, Davide Calabria la të tijët me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë barazim Milani mbetet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e 7-të me 23 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh.

Seria A: Java e 15-të

Stadiumi: “Gewiss Stadium”

Arbitër: Federico La Penna

FORMACIONET ZYTARE:

ATALANTA (3-4-1-2): Musso: Scalvini, Gjimshiti, de Roon: Ruggeri, Pasalic, Ederson, Zappacosta: Koopmeiners: Lookman, De Ketelaere. Trajner: Gian Piero Gasperini

MILAN (4-3-3): Maignan: Calabria, Tomori, Hernandez, Florenzi: Musah, Reijnders, Loftus-Cheek: Chukwueze, Pulisic, Giroud. Trajner: Stefano Pioli

Komenti minutë pas minute:

90+8' Mbyllet sfida, Atalanta mposht Milanin me rezultatin 3-2.

90+5' GOOOOOL! Muriel "shtang" Milanin me një supergol me thembër. (VIDEO)

90+3' Davide Calabria ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Milanin me 10 lojtarë. (VIDEO)

80' GOOOOOL! Jovic rikthen baraspeshën. (VIDEO)

76' Mike Maignan fantastik. Kryen dy super pritje. (VIDEO)

55' GOOOOOL! Lookman gjen golin e dytë personal dhe të dytin për Atalantën. (VIDEO)

46' Milani kërkon përmbysjen, starton pjesa e dytë ndaj Atalantës.

45+3' Mbyllet pjesa e parë 1-1.

45+3' GOOOOOL! Giroud barazon shifrat. (VIDEO)

38' GOOOOOL! Lookman kalon Atalantan në avantazh. (VIDEO)

28' De Ketelaere humbet përsëri një shans, Mike Maignan vendimtar. (VIDEO)

9' Atalanta pranë golit, De Ketelaere humbet shansin e artë. (VIDEO)

1' Starton sfida Atalanta-Milan

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga