
Juventus ia ka dalë të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Lazion, duke çuar në shtëpi ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri.
Ka mjaftuar goli i shënuar nga Bremer në minutën e 44-të të takimit që “Zonja e Vjetër” të shkojë më tej. Edhe pse Lazio u përpoq për të barazuar shifrat, bardhezinjtë ishin vendosur mirë në mbrojtje duke mos lejuar hapësira.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll 1-0 për Juven, ndërsa në të dytën nuk kishte gjë për t’u shënuar veç kartonëve të verdhë. Kujtojmë që skuadra e Allegrit është e përqëndruar totalisht te Kupa, pas dënimit të rëndë të marrë në kampionat.
Poll