
Napoli mori një fitore të rëndësishme ndaj Milanit në kampionat mbrëmjen e djeshme. Napolitanët triumfuan 2-1 ndaj kuqezinjëve dhe vazhdojnë të ndjekin Interin me 3 pikë më pak.
Pask këtij triumfi ka folur Antonio Conte. Ky i fundit ka theksuar se ishte një fitore e rëndësishme dhe tashmë ajo që skuadra e tij duhet të bëjë është të mos humbasë më. Ndër të tjera nënvizojnë se do të presin të përfitojnë nga një gabim i Interit për të tentuar edhe titullin.
“Fitorja sot ishte thelbësore, ndeshja tjetër do të jetë shumë e vështirë, pasi do të shkojmë në Bolonjë. Pas 8 muajsh punë, do të ishte çmenduri të mos besosh në diçka të jashtëzakonshme. Përpara nesh është një luftanije që po zhvillon një kampionat më vete. Do të jetë e rëndësishme për ne që të rikuperojmë të gjithë, sepse, nëse i rikuperojmë të gjitha, mund të themi fjalën tone.
Fitorja e sotme na lejon të përpiqemi të qëndrojmë pranë Interit. Nuk mund të dorëzohemi tani, Interi po ecën fuqishëm dhe ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë lart për të marrë ndonjë pikë, nëse ata do të gabojnë”, ka përfunduar italiani.