
Victor Osimhen
Ende nuk dihet se kush do të qëndrojë dhe kush mund të transferohet te Juventusi në repartin ofensiv. Një gjë është e sigurt, njëri mes Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani rrezikon të mos qëndrojë në Torino.
Megjithatë, Juventusi nuk e ka ndaluar punën në tregun e transferimeve për të synuar një sulmues tjetër. “Zonja e vjetër” vijon të monitorojë situatën e Victor Osimhen i cili është i huazuar te Galatasaray.
Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Juventusit kanë pasur kontakte së fundmi me rrethin e sulmuesit nigerian. Për të nisur negociatat mes klubit dhe lojtarit, bardhezinjtë duhet me patjetër të sigurojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Poll