Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Të mbajmë kokën lart”, Reijnders pas humbjes me Napolin: Tashmë të fokusohemi te Kupa

Shkruar nga NEWSPORT
“Të mbajmë kokën lart”, Reijnders pas humbjes me
Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders ka folur pas humbjes së Milanit të tij përballë Napolit në Serie A. Mesfushori holandez thotë se ndeshja me Napolin duhet lënë pas dhe se vëmendja e ekipit kuqezi tashmë shkon direkt te kompeticioni tjetër, Kupa e Italisë.

“Mënyra se si e vumë nën presion Napolin, na e bëri më të lehtë të dilnim dhe të krijonim raste të tilla. Në pjesën e dytë, treguam më pak frikë me topin, ishim më të qetë kur kishim zotërimin dhe krijuam raste, por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim më shumë.

Kupa është shumë e rëndësishme, sepse na jepet mundësia për të fituar një tjetër trofe këtë sezon. Duhet të rikuperohemi mirë dhe të mbajmë kokën lart, edhe pse nuk është e lehtë në situatën në të cilën ndodhemi.

Por duhet të jemi në gjendje të gjejmë besim veçanërisht për atë sfidë. Ne jemi Milani dhe do të dëshironim gjithmonë të luanim në Ligën e Kampioneve. Nuk ka qenë një sezon i lehtë, por ne duhet të qëndrojmë të fokusuar”, është shprehur mefushori holandez i Milanit, Tijjani Reijnders.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga