
Pas sfidës së fundit në muajin shkurt në kampionat, Milani dhe Interi do të përballen ditën e nesërme në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi ka folur për mediat në konferencë për shtyp.
“Ekziston një dëshirë e madhe për të luajtur një lojë të shkëlqyeshme, duke e ditur që ne do të përballemi me një kundërshtar cilësor që ka krijuar probleme jo vetëm për ne këtë vit.
Kristjan Asllani do të jetë i padisponueshëm. Me shumë mundësi edhe Lautaro, të cilin shpresoj ta kem në dispozicion të shtunën ndaj Parmës. Milani ka pasur vështirësi gjatë sezonit, por në një ndeshje të vetme i shqetësoi të gjithë, do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”, shprehet Inzaghi.