
Napoli - Milan
Milan është mposhtur në transfertë përballë Napolit, në supersfidën e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Maradona”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Gjithçka u vendos që në 19 minutat e para të sfidës. Në fillim ishte Politano ai që shënoi golin e parë për napoletanët, ndërsa për të dytin mendoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku. Milan shënoi me Luka Jovic në minutën e 84-t, por ai mbeti gol statistikor.
Me këtë humbje, Milan mbetet në vendin e 9-të me 47 pikë, plot 5 pikë larg Conference League. Në krahun tjetër, Napoli mban vendin e dytë me 64 pikë, 3 më pask se Interi kryesues.
Golat e ndeshjes:
Poll