Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Interi mbush arkat me 17 milionë euro, mesfushori transferohet tek Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Interi mbush arkat me 17 milionë euro, mesfushori transferohet tek
Nicola Zalewski

Interi ka njoftuar se ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me Nicola Zalewskin. Mesfushori i majtë do të vazhdojë sërish karrierën në Serie A, por si lojtar i Atalantës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra bergamaske nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Me shitjen e kartonit të mesfushorit polak, Interi ka mbushur arkat me 17 milionë euro të cilat janë paguar nga Atalanta.

Ende nuk është bërë e ditur kontrata që Zalewski ka firmosur me klubin bergamask. Mesfushori 23-vjeçar regjistroi 17 paraqitje me Interin në gjysmën e dytë të sezonit, duke shënuar një gol dhe një asist.

Poll

Lexo gjithashtu