Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli po mendon për zëvendësuesin e Lukakut, në listë edhe sulmuesi i Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli po mendon për zëvendësuesin e Lukakut, në listë
Romelu Lukaku

Napoli i Antonio Contes nuk e kishte menduar se do të niste kampionatin pa Romelu Lukakun. Sulmuesi belg pësoi një dëmtim të rëndë përballë Olympiacos dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj.

Tashmë kampionët e Italisë po mendojnë të zëvendësojnë Lukakun përpara se të nisë kampionati italian. Mediat italiane kanë raportuar tashmë emrat e shkruar në listën e Napolit.

Rasmus Hojlund, Andrea Pinamonti, Nikola Krstovic gjithashtu dhe Dusan Vlahovic. Ky i fundit prej kohësh është jashtë projektit të Juventusit dhe ka gjasa të veshë fanellën e Napolit.

Poll

Lexo gjithashtu