
Neymar
Data 17 gusht, 2025 nuk do të harrohet lehtë nga Neymar. Santosi i tij u mposht me shifrat e frikshme përballë Vasco de Gama, 0-6. Protagonisti absolut te Vasc-o ishte Coutinho, autori i dy golave.
Përpara kësaj ndeshje, humbja më e thellë për Neymar përkonte kur luante me Barcelonën, saktësisht 23 shtator i vitit 2015, Celta – Barcelona, 4-1.
Edhe pse sulmuesi brazilian luajti ditën e sotme për 90 minuta, nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Aktualisht, Santosi ndodhet në “zonën e ftohtë” të tabelës, 21 pikë pas 19 javësh, 2 pikë më pak se rënia nga kategoria.
Poll